SONDAZHI NEWS24/ Nëse zgjedhjet do të ishin nesër, ja kush do të fitonte. Partitë e vogla arrijnë 19%

News24 në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane Notosondaggi të sondazhuesit të njohur Antonio Noto sollën sondazhin e parë parazgjedhor këtë të hënë në emisionin Open, 14 prill, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Të dhënat e sondazhit u prezantuan nga Antonio Noto, ekspert në fushën e sondazheve politike, themelues i kompanisë Notosondaggi, figurë e njohur në analizën e prirjeve elektorale në Itali dhe jashtë saj, me reputacion për saktësinë dhe profesionalizmin.

Një mijë të anketuarve ju është drejtuar pyetja: Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet kombëtare në Shqipëri për të rionuar Parlamentin, ju cilën parti do të votonit?

46% janë përgjigjur se do të votonin PS-në (shifrat ndërmjet 44-48%). E dhëna e sondazhit është 2.6% më pak se rezultati që morën socialistët në zgjedhjet parlamentare të 2021, 48.67%.

35% do të votonin PD-në (33-37%), 4.4% më pak se rezultati i 2021.

Partitë e tjera do të merrnin, si vijon: PSD e Tom Doshit 2.5%, Koalicioni Euroatlantik i drejtuar nga Lulzim Basha 2%, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit 1.5%, koalicioni Djathtas për Zhvillim i Dashamir Shehit dhe Enkelejd Alibeajt 1% dhe 0.5% do të votonin për forca të tjera.