SIGURIA E KOSOVËS/ Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Duhet të sigurohemi që Kosova të mbetet e qëndrueshme! Me Vuçiç kemi folur për…

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, nuk ka dashur të komentojë këtë të mërkurë marrëveshjen për mbrojtje Kosovë-Shqipëri-Kroaci, si dhe atë midis Serbisë dhe Hungarisë.

Në një konferencë për media gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s, ai tha se vendet anëtare të Aleancës Veri-Atlantike janë të përkushtuara sa i përket stabilitetit dhe prezencës së tyre në rajon, përfshirë Kosovën dhe BeH.

Rutte ka thënë që situata e sigurisë në Kosovë është shumë e rëndësishme dhe se serbët duhet të punojnë për llogaridhënie për sulmin terrorist në Banjska.

“Serbët duhet të punojnë për të mbajtur përgjegjësi. Kjo ishte tema e diskutimit tonë me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në telefon, si dhe gjatë darkës që kishim në Bruksel dy javë më parë”, ka thënë Rutte.