SEKUESTRO E CELULARIT/ Vetë në burg, telefoni në SPAK; Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar këtë të enjte kërkesën e kryebashkiakut Erion vEliaj për heqjen e sekuestros së celularit të tij.

Celulari i Veliajt është sekuestruar ditën e arrestimit të kryebashkiakut, më 10 shkurt.

Aparati celular është marrë si dëshmi për hetimin sa i përket provave për të cilat më pas është bërë dhe arrestimi i Veliajt.