RREFIMI I BASHES/ Paraqitja ndryshe, Basha: “Për njerëzit është më mirë ta thuash të vërtetën me fjalë të thjeshta”…(VIDEO)

Një intervistë “Për drekë me Genta Gashin” për Klan Kosova, kreu i Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha, ka treguar se mënyra e të komunikuarit me publikun kohët e fundit i kanë dhënë të kuptojë se e vërteta është më mirë të thuhet me fjalë të thjeshta.

Siç tha Basha, thelbi është realiteti i dhimbshëm ku e ka çuar vendin keqqeverisja e korruptuar e Edi Ramës, “shokët” e të cilit kanë përfunduar në burg.