Sali Berisha, Kryetari i ASHM, ka mbajtur sot një konferencë për mediat, ku ka reaguar me tone të ashpra ndaj Kryeministrit. Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se është e papranueshme që një kryeministër të përdorë nuditetin si mjet për të fituar vota.
Ai e quajti këtë një shfrytëzim të jashtëligjshëm dhe amoral të detyrës, duke e krahasuar me sjellje të papranueshme që mund të dëmtojnë shoqërinë.









