Grekë e çamë në koalicionin Aleanca për Shqipërinë Madhështore ngjallën frikën e simpatizantëve për ikjen e mundshme të Shpëtim Idrizit në Partinë Socialiste, aq sa vetë Sali Berishës iu desh t’ qetësojë militantët me vendosmërinë se këtë radhë kreu i PDIU-së do jetë besnik i PD-së.
Por vetë Idrizi ka pakënaqësitë e tij për koalicionin. Bërjen njësh partinë e minoritetit grek të Vangjel Dules, Shpëtim Idrizi tenton të mos e evidentojë si ndodhi pasi thotë se nuk ka probleme me minoritetin grek, por njëherazi thekson se Greqia duhet të kërkojë falje për genocidin e kryer në fund të Luftës së Dytë Botërore ndaj popullsisë çame.
Deklaratat, Idrizi i bëri nga Saranda, ky prezantoi kandidatin e PDIU-së për qarkun e Vlorës, Skënder Muço.
Koaliconi i PD-së Aleanca Për Shqipërinë Madhështore u firmos me 26 parti, por gjatë rrugës, me akuzat për mungesë transparence e mos përfaqësim në lista, u larguan 3 aleatë, Selami Jenesheri, Vasil Sterjovskit i Aleancës së Maqedonasve I cili iu bashkua listave të Partisë Socialist dhe dhe Gjet Ndoj nga Aleanca Arbonere Kombëtare.









