PARASHIKIMI/ Sa mandate do fitojë ASHM në 11 maj? Berisha i pasigurt për një shifre konkrete: Do kemi mbështetje madhore…

Kreu i ASHM Sali Berisha ka folur këtë të enjte në një konferencë për mediat për zgjedhjet e 11 majit dhe pritshmëritë e tij.

I pyetur nga gazetarët se sa mandate mund të fitojë, Berisha është shmangur të japë një shifër konkrete pa bërë parashikime.

Duke reflektuar pasiguri, ai u përgjigj shkurtimisht se nuk jep kurrë përqindje dhe numra, por po sigurohet të marrë mbështetje madhore.

“Siç e kam theksuar nuk jap kurrë përqindje e numra nuk jam profet dhe nuk marr rolin e profetit. Po mundohem të siguroj mbështetje madhore për fitoren 11 Majit”, tha Sali Berisha.