PARAJMERIMI/ Netanyahu i vendosur: Lufta në Gaza nuk përfundon pa shkatërrimin e Hamasit dhe kthimin e pengjeve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu hodhi poshtë kategorikisht propozimet për përfundimin e menjëhershëm të operacioneve ushtarake në Gaza në këmbim të lirimit të pengjeve, duke paralajmëruar se pranimi i një plani të tillë do të ishte i barabartë me “dorëzimin” ndaj kërkesave të Hamasit.

Netanyahu theksoi se çdo përfundim i luftës është i paimagjinueshëm për sa kohë që Hamasi mbetet në pushtet dhe vazhdon të përbëjë një kërcënim për Izraelin.

“Ne nuk do ta përfundojmë “luftën e rilindjes” nëse nuk e shkatërrojmë Hamasin, nëse nuk kthehen të gjithë pengjet dhe nëse nuk sigurojmë që Gaza të mos përbëjë më kurrë një kërcënim,” theksoi ai.

Në të njëjtën kohë, ai zbuloi se Hamasi hodhi poshtë një propozim për lirimin e gjysmës së pengjeve të gjalla të mbajtura në Gaza, duke këmbëngulur në kushte që përfshijnë fundin e luftës dhe tërheqjen e plotë të Izraelit nga enklava palestineze.