Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli në një postim në facebook ka reaguar pas lajmit për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Sudani.
Pacolli ka thënë se pak kohë pas njohjes së Kenisë erdhi lajmi për Sudanin.
Lideri i AKR-së ka përgëzuar Presidenten Vjosa Osmani për punën e saj.
Postimi i plotë:
Ashtu sic e paralajmeruam, njohja nga Kenia si shteti nder me te fuqishmit ne kontinentin afrikan, nxit nje vale njohjesh per vendin tone.
Njohja nga Sudani eshte lajm fantastik.
Urime Kosove!
E pergezoj edhe Presidenten Osmani per punen e saj qe po zhvillon ne Antalia.
Urime Kosove!









