MESAZH FALEMNDERUES/ Naim Hasani nga Londra: Koha për t’i dalë Zot Shqipërisë, jo për ta braktisur

Nga Londra, kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik, Naim Hasani, përcolli një mesazh falënderues dhe mobilizues për bashkatdhetarët në Mbretërinë e Bashkuar, që sipas tij treguan forcë, karakter dhe dinjitet në mbështetjen ndaj alternativës që përfaqëson Lulzim Basha. “Ju siguroj që çdo kontribut shënohet dhe se nuk do të iu zhgënjej kurrë në asnjë rast dhe rrethanë,” u shpreh Hasani.

Ai theksoi se neokomunistët dhe politikanët e “xhaketave të vjetra” janë bashkuar për të mbajtur pushtetin dhe për të penguar një ndryshim të vërtetë. “Profili i Bashës i ka trembur këta politikanë që i trajtojnë shqiptarët si dele,” deklaroi ai, duke sjellë si provë edhe deklaratën e famshme të Berishës: “Ishte fat që PD nuk fitoi në 2021”.

Naim Hasani bëri thirrje për bashkim të të gjithë atyre që besojnë te drejtësia, te dinjiteti dhe te një Shqipëri që s’mund të jetë më arenë e marrëzive politike të së shkuarës. “Le të bëhemi bashkë të rrëzojmë tranzicionin. Është e vetmja rrugë që ai vend të mos vazhdojë të zbrazet dhe të mos bëhemi më gazi i botës si popull gomonesh!” #ShqipëriaMeritonMëShumë ✅Voto #4 – Koalicioni Euroatlantik

Postimi i plotë

Falenderim zemre për pjesëmarrjen në takimin në Londër. Mirënjohës për qëndresën tuaj ndaj neokomunistëve!

Të nderuar vëllezër dhe motra që morët pjesë në takimin e drejtuesit politik të Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha. Dua që përzemërsisht sërish dhe publikisht nga zemra të falënderoj secilin prej jush që ishin në atë takim të shkëlqyer ku diskutuam bashkë se si duhet t’i dalim zot Atdheut dhe sa i rëndësishëm është roli ynë në këtë mision të shenjtë për mënyrën se si kanë shkuar gjërat në Shqipëri këto 34 vite.

Mirënjohje dhe ju që për arsye të angazhimeve tuaja nuk mundët të vinit, por me zemër ishit me ne dhe me keni shkruar për të na dhënë mbështetje dhe inkurajim në rrugën euroatlantike.

Takimi i datës 29 mars ishte si fillimi i një mbështetje të fuqishme që ju do të jepni në vijim përgjatë fushatës zgjedhore Koalicionit Euroatlantik dhe kandidatëve të këtij formacioni politik me qëllim rrëzimin e politikës së xhaketave të vjetra, shembjen e një kalbësire politike ndërtuar në Shqipërinë tonë për gati 3 dekada e gjysëm dhe ringritjen e një politike për qytetarin. Isha i lumtur, i privilegjuar, krenar kur ju pashë aq shumë dhe si kreu i degës së Koalicionit Euroatlantik dega Britani e Madhe, mbart përgjegjësi për angazhimit tuaj dhe ju siguroj që çdo kontribut shënohet dhe se nuk do të iu zhgënjej kurrë në asnjë rast dhe rrethanë.

Të nderuar vëllezër dhe motra, anëtarë të formacionit tonë politik dhe ju të tjerë mbështetës së kauzës tonë. Përsa kemi ecur bashkë në të njëjtën rrugë, jemi të bindur se kemi të drejtën, jemi në moralin politik, krah aleatëve tanë SHBA, Britani e Madhe dhe BE dhe se ky është i vetmi shteg përmes të cilit duhet kaluar që të zhvillojmë dhe integrojmë Shqipërinë tonë në familjen e madhe Europiane të cilës edhe ne i përkasim këtu në Britani.

Të nderuar bashkëpunëtorë dhe ish bashkëpunëtorë. Më 21 Janar 2017 jam zgjedhur nga JU në krye të PD, dega Britani e Madhe deri aktualisht si kreu i degës së Koalicionit Euroatlantik dega Britani e Madhe duke besuar tek një lidership i ri, një lider i ri me vizion qeverisës dhe edukim dhe arsimim perëndimor si Lulzim Basha. Kam besuar dhe besoj se ai është politikani, pse jo kryeministri që i duhet Shqipërisë.

Profili i tij duket se ka trembur politikanët e xhaketave të vjetra, neokomunistët e bërë bashkë për të ruajtur estabilshmetin dhe mbajtur nën kontroll pushtetit duke i trajtuar shqiptarët si dele. Kjo u vërtetua pas grabitjes së zgjedhjeve në vitin 2021, pse jo dhe në bashkëpunim kur kemi publike dhe një deklaratë të Berishës më zë dhe figurë që deklaron: “Ishte fat që PD nuk fitoi zgjedhjet në vitin 2021”.

Unë dhe ju nuk u tërhoqëm. Vazhduam rrugën tonë të drejtë. Sot dua të iu shpreh mirënjohjen time personale për çdo bashkëpunëtor që erdhëm deri në këtë sfidë të re, sikurse për sa kemi bashkëpunuar edhe për ata të cilët për një arsye apo tjetër i humbëm rrugës dhe kam një apel të kthehen atje ku ishin.

Le të bëhemi bashkë të rrëzojmë tranzicionin në Shqipëri. Është e vetmja rrugë që ai vend të mos vazhdojë të zbrazet dhe duke na bere gazi i botes si popull gomonesh.

Mjaft më, koha nuk pret.

Le të zhvillojmë Shqipërinë tonë. Le t’i dalim Zot duke përzënë nga skena politike njëherë e mira Rama-Berisha-Meta dhe kthyer një politikë me fytyrë njerëzore që përfaqësohet nga Lulzim Basha.

Më 11 Maj 2025, votoni nr.4 Koalicionin Euroatlantik, votoni Lulzim Basha, votoni Naim Hasani në listën e Qarkut Shkodër, votoni çdo kandidat të formacionit tonë politike.

FALEMINDERIT!

🇦🇱🇬🇧🇺🇸🇦🇱