Kur është i vërtetë Sali Berisha me të vetët, kur thotë se Basha i shiti zgjedhjet apo kur thotë se Rama me bekimin e Amerikës i vodhi zgjedhjet?
Nga studio e emisionit të Paekpozuarit deputeti dhe sekretari i PD, Flamur Noka tha se në 2021 Partia Demokratike i fitoi zgjedhjet.
Ndryshe nga Berisha Noka shprehet se PD nuk i shiti zgjedhjet, por i fitoi.
Kujtojmë që foltorja nisi me shpifjet që Lulzim Basha i kishte shitur zgjedhjet dhe se ndaj demokratët duhet ta braktisnin Lulzim Bashën.
“Ishte një skandal sepse PD kishte fituar në atë kohë, por fitorja na u rrëmbye. Atë ditë Rama… por po unë e kam pranuar gjithmonë që PD fitoi,” tha Noka.
Në këtë moment analisi Preç Zogaj i tha se Lulin e hoqët se shiti zgjedhjet, por Noka thotë se zgjedhjet u fituan.
Video :
.
Si konkluzion Sali Berisha me gjithë Rithemelimin ka qënë i pavërtetë me demokratët duke u servirur humbjen për shkak të mos largimit të tij si shitje tek Edi Rama.
Nëse nuk ka sinqeritet për një gjë kaq thelbësore si mund të pretendohet se do ketë besueshmëri edhe sot nga i njëjti politikan dhe e njëjta trupë politike që e mbështet me vetëdije në të pavertetat e tij?!









