LUTJE PER LEJE/ Berisha kërkon të mos paraqitet në SPAK më 7 prill, zbardhet aryeja

Sali Berisha, ka kërkuar leje nga Prokuroria e Posaçme për të mos u paraqitur më datë 7 prill në organin e akuzës. Burime bëjnë me dije se Berisha ka argumentuar në kërkesën e bërë se në këtë datë do të ndodhet në Strasburg, për një angazhim politik në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Ish-kryeministri është aktualisht nën masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur” dhe duhet të paraqitet në SPAK, në kuadër të hetimeve për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Nuk dihet ende nëse prokurorët do ta pranojnë këtë kërkesë, por precedentë të ngjashëm ka pasur më parë. Më herët, SPAK ka lejuar shtyrjen e paraqitjes së Berishës, kur ai ka pasur angazhime zyrtare në Gjermani.

Mbetet për t’u parë nëse organi i akuzës do të konsiderojë të njëjtën qasje edhe për angazhimin e radhës në Strasburg.