LUFTA TREGTARE/ Trump tregon tabelën me tarifat: 10% për importet nga Britania, 20 % për vendet e BE-së

Donald Trump u shfaq me një tabelë në dorë, që krahasonte taksat e vendosura nga vendet e tjera për SHBA kundrejt taksave të Uashingtonit.

Ai tregoi një tarifë 10% për importet nga Britania e Madhe dhe 20% për importet nga BE.

Ndër të tjera ai veçon Kinën dhe Bashkimin Evropian. “Ata na shqyejnë. Është shumë e trishtueshme të shohësh. Është kaq patetike”, tha ai.