LA LIGA/ Përmbysje në transfertë. Atletico Madrid rikthehet te fitorja (video)

Atletico Madrid vuan por rikthehet te fitoja në La Liga. Los Colchoneros triumfuan 1-2 ndaj Sevillias në transfertë.

Ekipi nga Sevilla realizoi me Agoume, pas 7 minutash lojë. Të besuarit e Simeones u kundërpërgjigjën dhe përmbysën takimin, me Alvarez dhe Barrios.

Atletico Madrid është në vendin e 3-të me 60 pikë, 7 pikë më pak se Barcelona kryesuese. Ndeshja e radhës është ndaj Valadollid.