KOMENTI I REPERIT/ Stresi e “di” emrin e fituesit të Big Brother Vip Albania?

Fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova”, Stresi po vazhdon ta shfaqë hapur mbështetjen për Gjestin, në garën e tij në “Big Brother VIP Albania”.

Në një koment të fundit në Instagram, Stresi ka shprehur besimin e tij të plotë për Gjestin, duke e quajtur atë “fitues të padiskutueshëm” të edicionit aktual të “BBVA”-së.

“Fitues i padiskutueshëm i datës 19 prill”, shkroi Stresi.