KOMENT/ A ka moral kjo qeveri dhe politika e vjetër të kërkojnë vota?!!

Nga Eljan Kasa

Shumë njerëz e shtrojnë pikërisht këtë pyetje sot, ndërsa Shqipëria përballet me plagët e një tranzicioni të pafund dhe mungesën e thellë të besimit te politika. A ka moral kjo qeveri , apo më gjerë, politika e vjetër të kërkojë ende vota?
Kur qytetarët jetojnë me paga të pamjaftueshme, me çmime të papërballueshme, me shërbime publike të degraduara dhe mungesë drejtësie të ndershme. Kërkesa për vota nga ata që janë ose kanë qenë në pushtet për dekada është jo vetëm arrogante por edhe fyese.
Sepse për asnjë moment, politika e vjetër nuk është ulur seriozisht të dëgjojë hallet reale të këtij populli. Ajo nuk ka ndërtuar politika për të lehtësuar jetën e përditshme të qytetarëve, por për të ruajtur pushtetin, për të mbajtur kontrollin dhe për të mbushur xhepat e një “elite” të vogël që sillet si pronare e vendit.
Në vend të përgjegjësisë, ofrojnë propagandë. Në vend të vizionit, rikthejnë fytyrat që janë provuar dhe kanë dështuar. Në vend të ndershmërisë, ofrojnë patronazhistë dhe pazare.
Ndaj, më 11 maj dhe në çdo moment zgjedhor që vjen, qytetarët kanë të drejtë të pyesin: A mundet e njëjta politikë që na solli deri këtu, të na nxjerrë prej këtij bataku?
Apo është koha për një brez të ri, një vizion të ri, dhe një moral të ri në politikë?
Shqipëria meriton më shumë. Dhe ky popull meriton që më në fund, dikush të qeverisë për të.

Voto4

KoalicioniEuroatlantik

Zgjedhjemezgjidhje2025