Aktivistja Evi Kokalari nuk i ndahet Sali Berishës. Ajo ka reaguar mbi lobimin prej 6 mln dollarë, duke thënë se Berisha na tregoi se qenka vërtet i korruptuar. Sipas saj, me shumë gjasë ai do kishte ta hiqte non gratën duke lobuar përmes miqsh dhe simpatizantë, se sa me para.
Postimi i plotë
Më duhet t’ju shpjegoj diçka për situatën absurde që shohim me PD-në këto ditë.
Në radhë të parë, më lejoni t’ju them se non-grata e Berishës mund të ishte hequr pa paguar asnjë dollar, dhe nga individë që mund ta bënin këtë për arsye të tjera, si p.sh. ndihmë opozitës, etj.
Fakti që këta kanë paguar disa si LaCivita & Trujillo 6 milionë dollarë nuk e ka bërë Amerikën me ta, siç thotë Flamur Noka lart e poshtë, por ka blerë disa konsulentë që po mundohen të bëjnë para në emër të Trump-it.
Trump as do marrë para, as nuk i intereson paraja e këtyre. E njëjta gjë vlen edhe për Rubion. Prandaj them: shanset do të ishin më të larta për t’ia hequr njollën Berishës, nëse dikush do të kishte lobuar me shpirt dhe do të dinte si ta parashtronte këtë çështje në institucionet e duhura.
Firmosja e kontratës tregon thjesht që në atë Shqipëri të vogël dhe të varfër, këta qenkan realisht të korruptuar, sepse as oligarkët rusë nuk paguajnë 6 milionë dollarë për heqje njollash.
Nga ana tjetër, fakti që mediat e drejtorit të komunikimit të PD-së publikojnë artikuj të mbushur me histori false dhe as nuk marrin mundimin t’i verifikojnë, sidomos kur flitet për djalin e Presidentit Trump, shkon përtej tragjedisë.
Është një gjë të sulmosh familjen e Trump-it me fakte, dhe është diçka tjetër ta bësh atë me informata të pavërteta, sidomos kur je i zhytur kokë e këmbë në llum.
Sërish – nëse Berisha do t’i kishte qëndruar besnik PD-së së rithemelimit, hapjes së partisë, meritokracisë, primareve të vërteta dhe jo të manipuluara, dhe nëse ato 6 milionë dollarë do t’i kishte hedhur në fushatë, shanset do të ishin që do të fitonte më 11 maj dhe non-grata mund t’i hiqej pa paguar asnjë lek.
Në këtë moment duket se do të humbë 6 milionëshin, zgjedhjet, dhe do t’i mbetet damka pafundësisht.
Fatkeqësia në këtë rast nuk është Berisha dhe non-grata e tij, por baza e opozitës, që në këtë pikë s’ka si mos të jetë e dërrmuar emocionalisht dhe financiarisht. Atyre Berisha do t’u ketë borxhin më të madh.









