INTERVISTA/ LaCivita është kukull e parave të Berishës; Deputeti i PS Petro Koçi komentoi praninë e këshilltarit amerikan: “Ka ardhur këtu privatisht”

Petro Koçi gjatë një interviste televizive, komentoi ndër të tjera teksa u pyet edhe praninë e LaCivita-së në krah të Sali Berishës. Ai tha se LaCivita është kukull e parave të Berishës dhe se ka ardhur këtu privatisht.

“Realiteti në PD nuk ndryshon dot nga një këshilltar amerikan. Një strategji fitoreje shpallet shumë më herët. Nuk ka asnjë indikacion që është punuar shumë më herët në Partinë Demokratike. LaCivita është kukull e parave të Berishës. Ai, për ta justifikuar, është detyruar që në dy takime të dalë publikisht dhe në takime lexon çfarë i thotë Sali Berisha. Ti nuk gjen ndonjë tezë që të të çudisë, janë teza që Berisha i ka konsumuar për 12 vite. Ai tha se vij këtu privatisht. PD është munduar që ta interpretojë prezencën e tij si asistencë të Partisë Republikane Amerikane, por kjo bie, kur në raportin e Departamentin Amerikan të Shtetit, flitet për luftimin e korrupsionit në Shqipëri. Aty përmendet dhe Berisha. Pyetja është që ku i ka gjetur Berisha paratë për La Civita, janë paratë e Gërdecit, apo para nga burim tjetër dhe nuk dimë sesa është kosto e këshillimit që merr Sali Berisha. Duket se Berishës dhe LaCivita-s i kanë ngritur një kurth, ndoshta një njeri pranë tij. Kjo, sepse tashmë Berisha nuk ka alibi për të dhënë pasi të humbasë zgjedhjet”, përmbylli Koçi.