Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është paraqitur paraditen e së premtes në GJKKO ku po mbahet seanca e radhës për dosjen Gërdeci.
Burime nga brenda seancës bëjnë me dije se Mediu ka kundërshtuar vetë para gjyqtares Irena Gjoka dhe prokurorit të SPAK Arben Kraja ekspertizën tekniko-ushtarake, për këtë ish-ministri dhe avokatët e tij Ardian Visha e Henrik Ligori, kanë drejtuar dhjetëra pyetje ekspertëve që e kane hartuar pas tragjedisë 17 vite me parë.
“Mihal Deliorgji ka punuar në Gërdec për tanket, në kohën e Majkos. Shefi i shtabit i Forcave të Armatosura Luan Hoxha kishte 300 telefonata me Deliorgjin, ministri zero të tilla. Sipas urdhrave të Shtabit të Përgjithshem, del qartë, që shpenzimet për transportin e municioneve nuk kanë qenë pjesë e kompetencave të Ministrit të Mbrojtjes. Sipas ligjit për buxhetin, fondet e donatorave për demontim, konsiderohen si pjesë e buxhetit të Ministrisë se Mbrojtjes, qoftë grante, qoftë kredi. Në çdo rast tjetër transporti është bërë nga Forcat e Armatosura”, mësohet të jetë shprehur Mediu.









