Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka quajtur Kryeministrin Edi Rama delikuent që nuk njeh as ligj dhe as moral përpara karriges së tij.
Berisha kishte edhe një paralajmërim nga Vora për ata të cilët i quan banditë, duke ju thënë që mos të kërcënojnë qytetarët.
Sakaq, Berisha shprehet se bandat mbështeten nga kreu i qeverisë, Edi Rama, ndërsa shtoi se ky i fundit do të shkojë në qeli tek Erion Veliaj.
“Dëgjoni ju Xhabaftët, dëgjoni Xhabaftë këtu, dëgjoni këtu. Ju kriminelë, që nga banda e Erion Veliajt, shndërroheni në bandën e atij dhe këtij; mos kërcënoni qytetarët e Vorës, se unë ju jap fjalën e nderit, se vend mbi tokë nuk do të keni për terroristë, për terroristë.
Ju keni mbështetjen e një delinkuenti që është kryeministër, keni mbështetjen e një njeriu që s’ka ligj e as moral për karrigen e tij, dhe bëheni ushtarë të tij.
Por ju garantoj se, te Erioni do shkoni dhe bashkë me ju, do vijë dhe Edi aty.“-deklaroi kryetari i PD-së, Sali Berisha.









