Këtë të mërkurë u luajt akti i parë i çerekfinaleve në Champions, ku Barcelona triumfoi me një poker golash kundër Dortmund në Camp Nou. Gjermanët do ta kenë shumë të vështirë përmbysjen e një rezultati të thellë, ndonëse katalanasit janë favoritë dhe kanë hedhur hapa të sigurt drejt kulifikimit në gjysmëfinalet e Championsit, ku do të përballen me fituesin e ndeshjes Inter – Bayern, ku italianët fituan në transfertë me rezultatin 1 me 2.
Në anën tjetër, PSG mund Aston Villa me rezultatin 3 me 1 në Parkun e Princave, me anë të një përmbysjeje në pjesën e dytë. Edhe pse Aston Villa ndodhet në shtëpi aktin e dytë të Champions League, favoritë janë francezët pasi kanë hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit
.Rezultatet:
Barcelona 4-0 Dortmund
PSG 3 – 1 Aston Villa









