BLLOKOHET KONSTITUIMI/ Dështon sërish seanca. Kurti nuk i gjen votat për kryeparlamentaren e Kosovës

Për të katërtën herë, Albulena Haxhiu ka dështuar të votohet për kryeparlamentare.

LVV propozoi sërish Haxhiun, por që e njëjta mori vetëm 57 vota.

Pas dështimit të seancës, kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se “partia fituese e zgjedhjeve nuk i ka votat dhe duhet gjetur rrugë që të krijojë shumicën e cila do të krijonte themelimin e institucioneve”.

Seanca pritet të vazhdojë pas 48 orësh në ora 10:00