BISEDA TELEFONIKE/ Marco Rubio me kryediplomatin turk diskutojnë për bashkpunim dhe mbi Iranin

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio dhe ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan zhvilluan një bisedë telefonike dhe diskutuan mbi Iranin si dhe rëndësinë e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit, tha në një deklaratë Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Sekretari i Shtetit Marco Rubio diskutoi më 14 prill me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan mbi rreziqet për sigurinë dhe stabilitetin rajonal të paraqitura nga Irani dhe përfaqësuesit e tij”, thuhet në deklaratë.

“Ata ranë dakord mbi rëndësinë e bashkëpunimit kundër terrorizmit dhe forcimin e NATO-s,” sipas Departamentit të Shtetit të SHBA.

Një burim në Ministrinë e Jashtme turke i tha TASS më herët se gjatë bisedës së tyre telefonike Fidan dhe Rubio diskutuan marrëdhëniet midis dy vendeve, zhvillimet e vazhdueshme situatën në Siri dhe Rripin e Gazës, si dhe çështjen e zgjidhjes së konfliktit në Ukrainë.