Nga Shkodra, gjatë një takimi me banoret në njësinë administrative Rrethina, Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, i bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin PSD-në në zgjedhjet e 11 majit. Gjithashtu, kreu i PSD-së, duke përdorur pikërisht fjalët kontradiktore të liderit të opozitës Sali Berisha, iu kundërpërgjigj akuzave të tij. Doshi e akuzoi Berishën për hajdut dhe e paralajmëroi që do t’ja marrë një mandat në Kukës.
Tom Doshi shpalosi si oblektiv që nga tre mandate aktualisht të arrijë nga një mandat përfaqësimi në çdo qark.









