Sot do të zgjidhet kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Vendi është lënë vakant që prej datës 25 janar kur ndërroi jetë Anastas Janullatos.
Këtë të dielë ka nisur diturgjia hyjnore e cila përfundon rreth orës 10:30, ku më pas të shtatë anëtarët e Sinodit të Shenjtë do të mblidhen në selinë e Sinodit të Shenjtë që ndodhet pas Katedrales dhe ata do të zgjedhin mes këtyre të shtatë se kush do të jetë krypeshkopi i ardhshëm i Shqipërisë dhe pritet kurorëzimi i tij.
Më tej do të ketë një ceremoni të veçantë rreth datave 28-29, ajo e frontëzimit e kryepeshkopit të ri që do të zgjidhet sot, teksa do të jenë të pranishëm personalitete të shquara të ortodoksisë botërore të cilët do të mbërrijnë në Tiranë.









