Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën që u mbajt këtë pasdite para Kryeministrisë për mbylljen e aplikacionit TikTok.
Në një postim në rrjete sociale, Rama ka vijuar me ironitë kundrejt liderit demokrat Sali Berisha. Ai ka publikuar sërish videon e bufit ndërsa në sfond dëgjohen deklarata e Berishës pas mbylljes së protestës i cili teksa u pyet nga gazetari “Pse nuk hytë Live sot në TikTok sot, Berisha tha se sot ishte fjala e të rinjve jo e tij.
Krahas videos kreu i qeverisë shkruan me ironi “TikTok shoqëruar me një emoji bufi.









