Lulzim Basha shpreh sot në intervistën ekskluzive të dhënë në studion e “Repolitix’ në Report Tv se Sali Berisha nuk ka çfarë t’i japë më Partisë Demokratike dhe demokratëve.
Në argumentin e tij, kreu i Koalicionit Euroatlantik, teksa bëri thirrje të votohej numri katër i partisë që përfaqëson në zgjedhje, tha se kush voton PD-në më 11 maj, voton Ilir Metën dhe rrangallat e vjetra të politikës.
“Mos t’i mbajmë demokratët me gur në trajse dhe t’i themi të vërtetat ashtu siç janë. Ky është momenti që të zgjohen dhe të afrohen me Koalicionin Euroatlantik, se këtu nuk do gjejnë njerëz që kanë ngritur kartona për të liruar të korruptuar dhe mbyllur lista. PD-ja tani nuk është më ajo që e duan të gjithë. Të votosh PD-në tani, do të thotë të votosh Ilir Metën, të korruptuar dhe të arrestuar. Do të thotë të votosh Jozefina Topallin që bashkoi më 2021 votat me Edi Ramën në Shkodër. Vota për Sali Berishën është votë për Metën dhe rrangallat e korrupsionit. E vetmja votë është për Koalicionin Euroatlantik dhe numrin katër”..









