“VDES” POLITIKISHT/ Dënohet për përvetësim fondesh, vendimi i Gjykatës e nxjerr Le Pen jashtë garës presidenciale

Gjykata franceze ka shpallur fajtore Marine Le Pen, e akuzuar për përvetësim të fondeve të BE.

Sipas Corriere della Sera, dënimet nuk janë bërë ende publike, ndërsa mësohet se Marine Le Pen mund të përballet me 5 vite burg.

Ndërsa, sipas prokurorëve tre prej të cilëve do të pezullohen dhe një gjobë prej 300 mijë eurosh, gjë që mund ta pengojë atë të kandidojë për presidente në vitin 2027. Marine Le Pen, drejtuesja e partisë së ekstremit të djathtë të Francës, është akuzuar për shpërdorim të fondeve të marra nga Bashkimi Europian. 

Politikania së bashku me 24 zyrtarë të tjerë përfshirë këtu deputetë, ish-deputetë dhe ndihmës parlamentarë, janë vënë nën akuzat se me paratë e faturuara për Parlamentin Europian ata kanë paguar stafin që punonte për patinë e tyre, që në atë kohë quhej Frontit Kombëtar. Parlamenti Evropian e ka vlerësuar dëmin në 3.5 milionë euro.

Ky gjyq shihet si definues për figurën e Marine Le Pen pasi nëse akuzat vërtetohen ajo do të përballet me një prishje imazhi publik dhe ndalohet kategorikisht të kandidojë për poste publike deri në 10 vite, dhe deri në 5 vite për ata që nuk janë zyrtarë publikë.

Marine Le Pen po përballet me akuza si për rolin e saj si udhëheqëse e partisë dhe si ligjvënëse e BE-së në atë kohë, pasi dyshohet se kishte punësuar vetë asistentë fiktivë.

Prokurorët thonë se një tjetër nga të pandehurit, Thierry Legier, në të vërtetë ka punuar si truprojë për Le Pen dhe babanë e saj, Jean-Marie Le Pen, themeluesin e Frontit Kombëtar, ndërsa merrte një pagë si asistent parlamentar midis viteve 2005 dhe 2012.

Hetimet kanë nisur që në 2022 kur Marine Le Pen kandidoi kundër Macroon në zgjedhjet presidenciale ku ajo humbi dhe gjyqi pritet të zgjasë deri në 27 Nëntor 2024. Nëse hetimet nuk përfundojnë në favor të partisë Tubimi Kombëtar, të akuzuarit do të përballen me 10 vite burg dhe një gjobë prej një milion euro.

“Unë absolutisht nuk ndjej se kam kryer parregullsinë më të vogël, lëvizjen më të vogël të paligjshme.”- i tha Le Pen Gjykatës.