U DENUA NGA GJYKATA/ Rusia në krah të Marine Le Pen, Dënon vendimin e Gjykatës! Çfarë po ndodh në Francë?

Gjykata në Paris shpalli fajtore lideren e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen për përvetësim të fondeve publike.

Këtë të hënë Gjykata njoftoi se Le Pen nuk do të mund të kandidojë për poste publike për pesë vjet. Prandaj, si rrjedhojë ajo ka humbur të drejtën për të qenë kandidate në zgjedhjet e ardhshme.

Ajo u dënua me katër vite burg, dy prej të cilave me kusht dhe dy të tjerat me “arrest shtëpie” me byzylyk elektronik si dhe me gjobë prej 100 mijë eurosh.

Le Pen u largua nga salla e gjyqit e zemëruar pas njoftimit, përpara se të mësonte detajet e dënimit të saj.

Së bashku me Le Pen, gjykata shpalli fajtorë 8 eurodeputetë nga partia e saj për përvetësim të 474,000 eurove. Në të njëjtën kohë, 12 ndihmës të eurodeputetëve u shpallën fajtorë për pranimin e mallrave të paligjshme. Të gjithë të zgjedhurit e përfshirë në këtë rast dënohen edhe me heqje të së drejtës për t’u zgjedhur.

Gjykata njoftoi se gjeti prova të 40 kontratave fiktive gjatë një periudhe gati 12-vjeçare me një vlerë totale prej 4.6 milionë euro. Nga hetimet rezultoi se këto nuk ishin gabime administrative, por përvetësim në kuadër të një sistemi për të ulur shpenzimet e partisë.

Rusia në krah të Marine Le Pen, europianët e dënojnë

Momenti kur Le Pen u largua Foto nga Reuters

Ndërkohë mediat e huaja thonë se Le Pen e priste një vendim fajësie, por jo këtë! Në mendjen e saj, gjykatësi nuk do të “guxonte” të shkonte aq larg sa ta ndalonte atë nga kandidimi për presidencën.

Por, ky vnedim u dha dhe tani Tubimi Kombëtar do të duhet të fillojë të shikojë planin B për vitin 2027.

Reagimet e para:

Reagimi i parë pas vendimit për të ndaluar Marine Le Pen nga postet publike erdhi nga Rusia. Kremlini, komentoi vendimin, duke e quajtur atë një “shkelje të standardeve demokratike”. Dmitry Peskov gjithashtu e përshkroi vendimin si “një çështje të brendshme të Francës”.

Nga ana tjetër udhëheqësi holandez i ekstremit të djathtë, Wildeers e kritikoi vendimin duke e cilësuar si të “ashpër”, teksa më tej shpresoi se Le Pen të fitojë apelin dhe të bëhet presidente.

“Jam i tronditur nga vendimi i pabesueshëm, i ashpër kundër @MLP_officiel. Unë e mbështes dhe besoj në të 100% dhe besoj se ajo do të fitojë apelin dhe do të bëhet Presidente e Francës”, tha ai.

Një tjetër aleat i Le Pen , zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini , nuk nguroi të shprehte qëndrimin e tij duke thënë se vendimi i kësaj të hëne nga Gjyakta franceze është një “shpallje lufte”.

“Ata që kanë frikë nga gjykimi i votuesve shpesh gjejnë siguri në gjykimin e gjykatave. Në Paris ata e dënuan Marine Le Pen dhe do të donin ta përjashtonin nga jeta politike. Një film i keq që po e shohim edhe në vende të tjera si Rumania. 

Ai kundër @MLP_officiel është një shpallje lufte nga Brukseli, në një kohë kur impulset luftarake të von der Leyen dhe Macron janë të frikshme. Nuk do të trembemi, nuk do të ndalemi: me shpejtësi të plotë përpara miku im!”, tha ai.

“Demokracia franceze është ekzekutuar“, kështu u shpreh kreu i tubimit kombëtar Jordan Bardella pas vendimit të Gjykatës franceze.

“Sot nuk është vetëm Marine Le Pen ajo që dënohet padrejtësisht: është demokracia franceze ajo që është ekzekutuar”, tha ai.

Çfarë dihet deri më tani:

-Marine Le Pen i është ndaluar të kandidojë për poste publike për pesë vjet, që do të thotë se ajo nuk do të jetë në gjendje të kandidojë në zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2027.

-Ajo u shpall fajtore për përvetësim të fondeve evropiane për të financuar partinë e saj të ekstremit të djathtë francez Fronti Kombëtar.

-Le Pen priste dënimin fajtor, por jo këtë ndalim pesë-vjeçar.

-Le Pen u largua nga salla e gjyqit ndërsa gjyqtari dha detajet e dënimit.

-Ajo gjithashtu është dënuar me katër vjet burg, por dy vjet janë pezulluar me kusht, dhe dy vjet do t’i vuajë në “arrest shtëpie”.