TRAGJEDIA E KOÇANIT/ “Nuk e dimë a janë gjallë apo kanë vdekur”, prindërit e të rinjve në RMV kërkojnë informacion në Tiktok për fëmijët e tyre

Tragjedia me 51 viktima në Maqedoninë e Veriut ka lënë shumë zemra të familjarëve të plagosura dhe mbytura në trishtim.

E konfirmuar nga autoritete, 51 të rinj humbën jetën, ndërsa qindra të tjerë janë lënduar dhe ndodhen në spital me djegie të shumta.

Familjet dhe miqtë e të rinjve që ndodheshin në diskotekën “Pulse” të Koçanit, kanë nisur të kërkojnë të afërmit e tyre të cilët ndodhesin në diskotekën me mbi 1500 pjesëmarrës.

Ata po postojnë foto të të afërmeve të tyre dhe numrat e celularëve, në mënyrë që nëse dikush i sheh, t’i informojë se ku ndodhen dhe nëse janë shtruar në spital.

Shumë prindër nuk kanë asnjë informacion për fëmijët e tyre dhe pasi ndodhi tragjedia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes pasi nuk e dinë nëse janë gjallë apo kanë vdekur.