THIRRJA PER BOJKOT/ Nxënësit nuk i përgjigjen Berishës për “çlirim” të Tik-tok. Mësim normal në shkollat e Tiranës dhe gjithë vendin

Mësimet kanë filluar sot rregullisht në gjithë vendin, megjithëse Sali Berisha u bëri thirrje nxënësve të bojkotonin së paku orën e parë duke kërcënuar edhe mësuesit nqs do t’i pengonin nxënësit.

Në kryeqytet, mësimi ka vijuar normalisht, teksa thirrja e Berishës është konsideruar politike nga prindërit e nxënësve, të cilët shprehen që shkolla të mos politizohet.

Në asnjë rast nuk ka informacion për bojkot të mësimit, ndërsa ajo ç’ka është bojkotuar ka qënë nisma e ish-kryeministrit Berisha.