SULMUESI KUQEZI/ Muçi shtang Gallatasarain me një gol të anulluar. Sylvinho nuk e llogarit në ndeshje (video)

Ernest Muçi po luan një ndeshje mjaft të mirë për Beshiktashin, përballë Gallatasarait. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjeti edhe golin në pjesën e parë, por anësori e anuloi.

Shoku i skuadrës që e asistoi te Beshiktashi, ishte në pozicion jashtë loje më parë. Ky gol do të ishte për rezultatin 2-0, ndërsa Gallatasarai ia doli që të barazojë më pas në fundin e pjesës së parë(1-1).

Muçi nuk është parë si një alternativë nga Silvinjo. Dhe pse e ka ftuar në Kombëtare, asnjë minutë nuk i është dhënë ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Goli i anuluar i Muçit: (VIDEO)