STATISTIKAT BANKARE/ Sa para shpenzuan turistët e ardhur në Shqipëri gjatë vitit 2024

uristët e huaj që erdhën në Shqipëri në vitin 2024, shpenzuan 5 miliardë euro. Statistikat tregojnë se shpenzimi mesatar për vizitor ishte 427 euro, një vlerë kjo që mbetet më e ulët në raport me Greqinë dhe Turqinë që përkojnë me një shumë mbi 600 euro për person. Krahasuar me vitin 2023, rritja është 20%.

Nga ana tjetër, shqiptarët që i kaluan pushimet jashtë vendin shpenzuan 2.7 miliardë euro, cka tregon se të ardhurat neto nga turizmi në Shqipëri ishin 2.3 mld euro.

Shifrat dalin në bilancin e pagesave të Bankës Qendrore e cila konstaton se me hyrjen e 11.7 mln pushuesve, të ardhurat nga ky sektor kanë prekur një shifër rekord dhe me bilanc pozitiv, nëse e krahasojmë me dekadën e kaluar, kur shpenzimet brenda dhe jashtë vendit ishin të barabarta.

Investimet dhe publiciteti kanë ndikuar në këtë rritje të ndjeshme të sektorit, i cili pritet të marrë ende hov për vitet në vazhdim.