“SHTEGETIM” ZGJEDHOR/ Deputeti i Berishës “strehohet” në listën e Shaban-Lapajt, “Nisma Shqipëria Bëhet”

Një zhvillim i rëndësishëm është raportuar mbrëmjen e së mërkurës, 20 minuta para përfundimit të dorëzimit të listave të kandidatëve për deputet në KQZ për zgjedhjet e 11 majit.

Sipas gazetarit të Euronews Albania, deputeti aktual i PD-së, Dashnor Sula, është regjistruar në listën e hapur të kandidatëve për deputet me koalicionin “Nisma Shqipëria Behet” një bashkim i “Nismës Thurje” dhe “Partisë Shqipëria Behet”, të Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt.

Sula do të kandidojë në qarkun e Elbasanit.