SEANCA E FUNDIT/ Vendoset data, rendi dhe kur do shpërndahet kuvendi

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali vendosi që seanca e fundit e Parlamentit para zgjedhjeve të 11 majit të jetë të hënën e 17 marsit ndërsa më pas deputetët do të angazhohen në fushatën zgjedhore.

Të enjten ishte seanca e fundit e parashikuar, por për shkak të afateve, do të zhvillohet edhe një seancë tjetër, e cila do të mbahet të hënën, më 17 mars, në orën 10:00.

Më pas parlamenti do të mblidhet në javën e tretë të muajit maj.

URDHËR Nr. 14, datë 13.3.2025
PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT NË SEANCË PLENARE, DATË 17.3.2025, ORA 10:00

Në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, bazuar në kalendarin e punimeve për periudhën 3 mars – 21 mars 2025,
URDHËROJ:

  1. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 17.3.2025, ora 10:00.
  2. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
  1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 13.3.2025.
  2. Njoftime.
  3. Projektligji “Për Bankën Shqiptare të Zhvillimit”.
  4. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 75/2019, ‘Për rininë’”.
  5. Projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 127/2018 ‘Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Institutit të Statistikave (INSTAT)’”.
  6. Projektvendimi “Për miratimin e Planit Vjetor 2024 për Zbatimin e Programit të Statistikave Zyrtare 2022-2026”.
  7. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zonjës Laureta Roshi anëtare të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”.
  8. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zonjës Etleva Smaçi anëtare të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”.
  9. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Mentor Beqa anëtar të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”.
  10. Projektvendimi “Për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri nga kandidaturat e Akademisë së Shkencave”.
  11. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zonjës Alma Mirakaj anëtare të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”.
  12. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Simon Mirakaj anëtar të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”.
  13. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Niuton Mulleti anëtar të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”.
  14. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Enio Civici anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
  15. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Pano Xhixho anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
  16. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Alket Braho anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
  17. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zonjës Zamira Kita anëtare të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
  18. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Lorenc Vangjeli anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
  19. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Bujar Kapexhiu anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
  20. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Osman Mula anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
  21. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Petrit Beci anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
  22. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zonjës Rajmonda Bulku anëtare të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
  23. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Robert Budina anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
  24. Projektvendimi “Për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
  25. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.