RIKONFIRMIMI/ Presidenti Trump kërcënon sërish: Nuk përjashtoj përdorimin e forcës për të marrë Groenlandën

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka deklaruar se ka pasur bisedë “absolutisht” reale rreth aneksimit të Grenlandës, e cila aktualisht është një territor gjysmëautonom danez.

“Ne do të marrim Grenlandën. Po, 100%, “tha Trump.

Ai shtoi se ka një “mundësi të mirë që ne mund ta bëjmë atë pa forcë ushtarake”, por se “Unë nuk heq asgjë nga tavolina”.

Deklarata e Trump vjen një ditë pasi Zëvendës Presidenti JD Vance vizitoi Grenlandën me gruan e tij, Usha, dhe foli me anëtarët e shërbimit në bazën hapësinore Pituffik, një bazë e Forcave Hapësinore të SHBA në bregun veriperëndimor të Grenlandës.

Ndërsa ishte atje, Vance tha: “Mesazhi ynë për Danimarkën është shumë i thjeshtë – ju nuk keni bërë një punë të mirë për Grenlandën”.

I pyetur se çfarë mesazhi do t’i dërgonte Rusisë dhe pjesës tjetër të botës blerja e Grenlandës, Trump tha: “Unë nuk mendoj vërtet për këtë. Nuk më intereson vërtet. Grenlanda është një temë shumë e veçantë, shumë e ndryshme. Është paqja ndërkombëtare. Është siguria dhe forca ndërkombëtare.”