Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreu të koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha pas ‘hedhjeve dhe pritjeve’ të ditës së djeshme me videot në rrjete sociale. Në një tjetër video në Facebook, kreu i qeverisë e ironizon Bashën për faktin se ndodhet në listën e hapur të Tiranës.
“Ej po prapë përgjumësh ti mor burrë. Si pyeta unë për ty kur ishte ti që më çove video? Vetë ma çove, o Ramë ku je, o Ramë ku je. I madh je. Ti në listë të hapur, i fortë je. Ishalla po ta beson njeri këtë hall kam unë se për mua ok. Po sa herë deputetë do të nxjerrësh në Tiranë apo të gjithë? Më thuaj pak këtë se mezi po pres.”, thotë Rama.
Ndërsa ironisë së Bashës për lapsusin 7×7, kryeministri iu përgjigj:
“Jo mo jo nuk u përgjigja por thjesht nuk desha të të lëndoj. Për vete je jetim fare, të ikën të gjithë. Madje në fakt ikën ata apo ike ti. Më duket se të nxorën ata nga shtëpia në rrugë të madhe, tek pull por ti aha. Buza vesh më vesh dhe flokët pikë njësoj sikur fitoje me mua. E më thua mua ku i ke shokët. PS është shtëpi e madhe Lul.
Një bie, mijëra ngrihen. Prit prit se sa do të ngrihen me 11 Maj, por euroatlantikëve si do t’u shkojë puna. Hajde artist, forca aty me euroatlantikët. Po si the do tu heq vizat amerikane. Ore shiko, po kjo aleanca madhështore si të duket më qafsh”, përfundon Rama.









