REAGIMI/ “Si thanë, vdiq Luli, vetëm unë s’e besova” – Rama ironizon Lulzim Bashën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, ku i përgjigjet kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Me një ton të mbushur me ironi, Rama nuk ka kursyer batutat ndaj ish-rivalit të tij për postin e kryeministrit.

Në fjalën e tij, Rama i kujton Bashës disa nga gafat që ky i fundit ka bërë gjatë periudhës së udhëheqjes së PD, madje edhe lajmin e rremë që qarkulloi kohë më parë mbi vdekjen e Lulzim Bashës.

Kryeministri kujton gjithashtu periudhën e protestave të vitit 2017, kur demokratët, me në krye Bashën, organizuan një grevë përpara Kryeministrisë, duke ngritur një çadër ku kërkonin largimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Në video, Rama thotë:
“Duke shkuar rrugës për Fier, dhe më vjen kjo video nga Luli: ‘O Rama kishe pyt për mua ee?’ Po mor Lul, si mos pyes për ty, na thave sytë mor zotni! Po si thanë vdiq Luli, vetëm unë nuk e besova se e di që ti je pavdekshëm. Stres zero, gjumi, top, 7 herë 7 po 42 e se luan topi. Ku ka mor vdekje që të afrohet ty, vetëm kur dole dhe the ‘jam gjallë’, thashë mos po rren tani… I ndeza motorët aa… I madh je, po shyqyr mor Lul dhe bravo euroatlantikëve që s’të kanë lënë vetëm, se misioni yt për të më larguar mua duhet të vazhdojë, plus që kush vjen me ty fiton, edhe kur humb fiton. Prandaj forca!’

Ai vazhdon:
“Po ktu ku më ke lënë Lul, sipër çadrës tënde, e ça kohe ishte… Ti poshtë meje duke kënduar himnin kombëtar, dhe unë që punoja lart me zërin tënd në sfond. Pastaj marrëveshja për të dalë krah për krah nga çadra, me ballin lart, flokët si gjithmonë pikë dhe me atë xhepin tënd plot mesazhe…”