RAPORTON “ANSA”/ Arrestohet në Kolumbi eksponenti i lartë i organizatës mafioze Camorra

Emanuele Gregorini, një nga eksponentët më të larë të organizatës mafioze italiane Camorra, i arratisur është arrestuar sot në Kolumbi.

Burime thanë për agjencinë e lajmeve ANSA se Gregorini u arrestua falë bashkëpunimit ndërkombëtar mes forcave policore.

Gregorini u arratis në Kolumbi pas një vale arrestimesh në Lombardi në Italinë veriore.

UHetimi, i quajtur “Hydra”, zbuloi lidhje të forta në Milano dhe Lombardi midis mafies kalabreze, Ndrangheta, Cosa Nostra siciliane dhe Camorra napolitane.