QEVERIA E RE/ Kryetarët e partive e CDU-CSU dhe SPD arrijnë një marrëveshje për bashkëqeverisje në Gjermani.

Pas dy javësh diskutimesh intensive të zgjedhjeve federale, krerët e CDU-CSU dhe SPD kanë arritur një marrëveshje mbi çështjet kryesore dhe janë gati të fillojnë negociatat konkrete për formimin e qeverisë.

Kreu i grupit parlamentar të CDU-CSU, Friedrich Merz ka njoftuar se partitë kanë rënë dakord për marrjen e masave të rëndësishme, duke përfshirë dhe refuzimin e azilkërkuesve në kufi dhe zgjerimin e kontrolleve kufitare.

Gjithashtu, për nxitjen e rritjes së zhvillimit ekonomik të dyja partitë kanë marrë hapin e krijmit të investimeve dhe realizimin e një reforme të tatimeve për korporatave.

 Kryetari i SPD-së, Lars Klingbeil, e ka cilësuar këtë periudhë negociatash si konstruktive, duke thekuar se të dyja partitë po merrnin përgjegjësi për të ardhmen e vendit.

Ndërkohë, Markus Söder, kreu i CSU, ka shprehur se këto bisedimet tregojnë që të dyja partitë janë partnerë të rinj dhe se kishte një pajtim të gjerë për të shkuar përpara.

Nëse komitetet e partive miratojnë këtë marrëveshje, negociatat për marrëveshjen e koalicionit do të fillojnë, ku do të përcaktohen projektet e përbashkëta dhe ndarja e ministrive, ndërsa Friedrich Merz ka vendosur si synim përfundimin e negociatave deri në Pashkë.