MESAZHI / Macron-francezëve: Duhet të dyfishojmë buxhetin për mbrojtjen. Rusia kërcënon gjithë Evropën, duhet të jemi të përgatitur nëse SHBA nuk…

Presidenti i Francës Emanuel Macron i është drejtuar popullit francez këtë të mërkurë duke u shprehur se tashmë bota është në një epokë të re.

Macron u shpreh se “përtej Ukrainës, kërcënimi rus është real që prek vendet evropiane”.

Ai tha se ditën e nesërme në takimin me krerët e BE-së do të diskutohet dyfishimi i buxhetit për armatimet në Evropë, pasi sipas tij, vendet e BE-së duhet të tregojnë se janë të afta të mbrojnë rajonin.

“Jemi në një erë të re. Siguria ka mbërritur në një pikë të paqartësisë. Ditën e nesërme do të kemi një takim me krerët e Bashkimit Europian dhe Këshillit Evropian, për të marrë disa vendime. Gjëra që Franca ka vite që i sugjeron si buxheti ushtarak, i cili duhet të jetë për të gjitha vendet. Ne duhet të punojmë që të kemi një ushtri më të mirë dhe të industrializojmë rajonin tonë. Ditën e nesërme duhet të bisedojmë në këtë perspektivë, pasi duhet të përballemi me të vërtetën. Duhet të jemi të sigurt që vendet e Bashkimit Evropian janë të afta të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Duhet të marrim aksione nisur që nga Franca. Duhet të arrijmë në dyfishimin e buxhetit të armatimit deri në vitin 2030”,-tha Macron.

Ai përsëriti gatishmërinë e tij për të angazhuar trupat franceze si një forcë e mundshme paqeruajtëse në Ukrainë nëse arrihet një armëpushim, ndërsa theksoi se Franca duhet të jetë e përgatitur nëse SHBA nuk do të jetë në krah të tyre.

“Dua të besoj se SHBA-të do të qëndrojnë pranë nesh, por ne duhet të jemi gati që të mos jetë kështu”, tha Macron.

Ai tha se mbledhja e nesërme e Këshillit Evropian, ku do të marrë pjesë Volodymyr Zelenskyy, është një mundësi e shkëlqyer për kombet e kontinentit që të angazhohen për të rritur me shpejtësi shpenzimet e mbrojtjes.

“Franca duhet të njohë statusin e saj special – ne kemi ushtrinë më efikase dhe efektive në Evropë,” thotë ai, duke vënë në dukje gjithashtu se Parisi ka armë bërthamore për t’i kërkuar nëse është e nevojshme.