Kreu i Demokratëve Euro Atlantikë Lulzim Basha nëpërmjet një interviste dhënë për Euronews Albania ka përcjellë një mesazh të fortë nga Washingtoni duke cituar fjalët e një zyrtari të lartë të DASH, emrin e të cilit mesa duket ishte këshilluar të mos e bënte publik. Mesazhi u jep përgjigje deklaratave të kryeministrit dhe jo vetëm se Amerika e ka braktisur SPAK.
Midis të tjerash sipas citimit të Bashës nuk duhet ngatëruar heshtja e përkohshme për shkak të proçedurave të tranzicionit në të gjithë botën me qëndrimin e palëkundur në mbështetje të drejtësisë.









