Erion Veliaj i dërgoi një mesazh të anasjelltë ditën e sotme, Edi Ramës, ku në një postim nga qelia, shprehet se prokurorët e SPAK i kanë kërkuar që të bëhet i penduar.
Reagimi i Veliajt vjen pasi Edi Rama ka ‘larë duart’ me të, duke kërkuar nga njerëzit e tij që të mos sulmojnë SPAK-un.
“Argumenti i tretë dhe i fundit i Ols Banit pse duhet të jem në burg është në faqen 278 të vendimit, ku citoj (mos qeshni ju lutem): “Personi paraqet një rrezikshmëri shoqërore mjaft të lartë… nuk ka shfaqur në asnjë moment shenja të ndonjë reflektimi… Gjykata vlerëson se masa më e përshtatshme është arrest me burg”….
…. S’paskam shfaqur pendesë! Po pendesë nga çfarë? Unë ende nuk kam akuzë! Ç’është kjo logjikë sigurimsash?
“Pendohu sa nuk është vonë, se të kalbëm në burg”.
Ky është turp, por jo drejtësi!” shkruan Veliaj.









