Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Fushë Krujë, ku lënda shpërthyese është vendosur në murin e një biznesi.
Pronari D.M., ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt që mund të ketë çuar në këtë ngjarje.
Sipas informacionit nga Policia, rreth orës 06:50, në Stacionin e Policisë Fushë Krujë është paraqitur shtetasi D.M., i cili ka njoftuar se gjatë natës ka ndodhur shpërthimi i lëndës plasëse në rrethimin e jashtëm të biznesit të tij.
Si pasojë e shpërthimit, kanë pasur dëme të vogla materiale. Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, si dhe për të fiksuar çdo provë që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ende nuk janë zbuluar shkaqet e shpërthimit dhe autoritetet ndërsa policia vijon hetimet dhe nuk ka dhënë ende informacione të tjera mbi të dyshuarit ose motivet e mundshme të shpërthimit.









