Kosova i tregon forcën Islandës, “Dardanët” fitojnë finalen e parë në shtëpinë e tyre, mposhten dhe Franca e Portugalia

Kosova ka mposhtur Islandën me rezultatin 2 me 1. Kjo ishte finalja e parë mes dy shteteve, që kishte vlerë për Ligën e Kombeve. 

19′ Dellova, 58′ Rexhbeçaj – 22′ Oskarson

Goli i anuluar i Rrahmanit: (VIDEO)

Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Dellova, Paqarada, Rexhbeçaj, Berisha; E. Krasniqi, Rashica, Rrudhani; Muriqi

Islanda: Valdimarson; Tomason,  Gunarson, Ingason, Palson; Elertson, Xhohanson, Haraldson; Gudjonhnsen, Oskaron, Gudmundson

Kroacia fitoi 2-0 ndaj Francës. Fillimisht kroatët humbën një penallti me Kramaric, më pas gjetën golin e avantazhit me Budimir në minutën e 26-të me kokë, pas krosimit të Perisic.

Në fund të pjesës së parë do ishte vetë Perisic, që do të dyfishonte shifrat duke shënuar një gol shumë të bukur me një goditje të fuqishme me të djathtën. Rezulati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Në Rotterdam, Holanda dhe Spanja u ndanë në barazim 2-2. Spanjollët gjetën të parët golin me Nico Williams në minutën e 9′, pas asistit të Pedri. Gapko barazoi shifrat për holandezët në minutën e 28-të. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.

Në fillim të pjesës së dytë, Holanda shënoi golin e dytë pas një aksioni shumë të shpejtë, Frimpong asiston për Reijnders, i cili mposht Unai Simon. Në minutën e 82′, Holanda mbeti me 10 lojtarë, pasi Jorrel Hato doli direkt me karton të kuq pas ndërhyrjes së ashpër me takë ndaj Le Normand. Goli i barazimit erdhi në minutën e tretë shtesë me Merino-n.

Në Copenhagen, Danimarka fioi 1-0 ndaj Portugalisë. Fillimisht danezët humbën penalltinë në minutën e 24-të me Christian Eriksen. Goli i fitores u shënua nga Rasmus Hojlund në minutën e 78-të.

Ndeshjet e kthimit do të luhen të dielën.