Dita e Verës ka nisur me vranësira dhe reshje të pakta shiu. Meteorologia Ladja Porja për A2cnn tha se moti sot do të jetë me vranësira të herë pas hershme, por termometri do të shënojë deri në 25 gradë celsius.
“Dita e sotme me vranësira, reshje të pakta e të kufizuara në skajin verior, kthjellime më të dukshme në jug e lindje. Termometri shënon 25 gradë celsius. Nesër e njëjta tablo sinoptike. Rritje me 3-4 gradë e temperaturave. Të shtunën termometri shënon nga 8-28 gradë celsius”, tha ajo, por, sipas meteorologes temperaturat e ngrohta në ditët në vijim do t’i lënë vendin e acarit, pasi pritet që të ketë edhe reshje bore.
“Të dielën fuqizim i vranësirave, prezentë të reshjeve rrebeshe kryesisht në zonat perëndimore. Temperaturat zbresin me 3-5 gradë më pak. Nga e hëna deri të mërkurën mot i paqëndrueshëm shi, të hënë të martë rrebeshe kryesisht në veri më pak në pjesën tjetër. Të hënën pasdite rikthehen e dëborës në veri e verilindje dhe të martën e të mërkurën reshje bore në të gjithë zonat malore. Temperaturat do të jenë nga 2-19 gradë, ndërsa në mes javë termometri zbret në minus 4 gradë në zonat e thella malore. Nga e premtja e shtuna ditë tipike vere, kalojmë në dimër”, tha ajo.









