Kapiteni i Anglisë, Herri Kejn, ka folur në prag të duelit ndaj Shqipërisë që “3 Luanët” do të zhvillojnë në “Uemblil”. Në prononcimin e dhënë sulmuesi i cili është pjesë e Bajernit të Mynihut, ka zbuluar pak nga ajo çfarë e pret Shqipërinë mbrëmjen e nesërme.

“Nuk dua të zbuloj formacionin ose detaje. Por kemi folur shumë për presingun kur humbim topin. Sidomos sulmuesit, ata kanë përgjegjësinë që të përpiqen ta marrin sërish sa më shpejt që të jetë e mundur. Do të përpiqemi të ndërtojmë sa më shumë, ta kemi topin sa më shumë në zotërim. Dhe në fund, të krijojmë shumë shanse.
Kemi shumë lojtarë në formë të mirë. Mbrëmjen e nesërme do të jetë në dorën tonë për ta emocionuar turmën në ‘Uembli’. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por mendoj se të gjithë janë të emocionuar për të hyrë në stadium dhe për të treguar se mund t’ja dalim”, është shprehur Harri Kejni.









