JEPET VENDIMI/Inceneratori i Tiranës. GJKKO dënon me 4 vjet ish-deputetin Alqi Bllako

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha këtë të martë vendimin për ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, duke e dënuar me 4 vite burg për korrupsion pasiv në dy raste, në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i tij përfundimtar u reduktua në 2 vite e 8 muaj burg.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte kërkuar një dënim prej 5 vitesh e 4 muajsh për Bllakon, i cili me gjykim të shkurtuar do të zbriste në 3 vite e 4 muaj.

Sipas SPAK, Bllako ka përfituar një shumë prej 120 mijë eurosh nga kompania e biznesmenit Klodian Zoto për të mbështetur fabrikën e birrës së babait të tij.