INCENERATORI I ELBASANIT/ Hetimi i ri. Prokuroria dhe Policia ‘zbarkojnë’ në vendngjarje

Prokuroria pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka vazhduar hetimet në lidhje me incineratorin e Elbasanit, duke u rikthyer sërish te ky objekt rreth mesditës së kësaj të enjteje.

Sipas burimeve zyrtare, për gazetarin Fatmir Popja, po kryhen veprime hetimore dhe kontroll i landfillit të Elbasanit.

Hetimi ka filluar pas një ngjarje të ndodhur në korrik të vitit 2023, kur një zjarr i madh përfshiu inceneratorin, duke çuar në regjistrimin e një dosjeje penale për “Shkatërrimin e pronës me zjarr” dhe “Ndotjen e ajrit”.

Ky hetim ka shkaktuar shqetësim në lidhje me ndikimin që ngjarja mund të ketë pasur në mjedis dhe mundësitë e shpërdorimit të detyrës nga ana e përgjegjësve të inceneratorit.