Komisionerja e zgjerimit Marta Kos ka reaguar lidhur me Shqipërinë dhe fqinjin tonë Maqedoninë e Veriut duke u shprehur se janë të parat që përfitojnë nga BE. Ndër të tjera, Kos tha se kjo do të nxisë zbatimin e reformave kyçe.
‘Urime Maqedonisë Së Veriut dhe Shqipërisë për përshpejtimin e procesit në marrjen e fondeve të parafinancimit në Ballkanin Perëndimor në kuadër të Planit të Rritjes.
Kjo duhet të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për të afruar vendet më pranë BE-së.”










